Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Efektivi i policisë në kërkim për 17.550 rrënjë kanabis në Kolonjë

Efektivi i policisë në kërkim për 17.550 rrënjë kanabis në Kolonjë
August 28
12:27 2016

Dy pesona janë arrestuar dhe një efektiv policie është në kërkim për kultivimin e 17.550 bimëve narkotike në fshatin Qinam, Kolonjë.

Inspektori i zonës E.M, 35 vjeç, është shpallur në kërkim dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për  “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bën me dije se në bashkëpunim me policinë lokale dhe prokurorinë u dokumentua bashkëpunimi për operacionin antikanabis të zhvilluar më 23 gusht të këtij viti, gjatë të cilit u asgjësuan 17.550 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Në vijim të operacionit është bërë edhe arrestimi i Jorgo Kristalit, 44 vjeç, dhe Gramoz Bejkos, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndalimi i tyre u bë në bazë të vendimit nr. 341 dhe  nr. 342, të datës 27.08.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë./Blitz.al/

Shperndaje