Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edi Rama-Saimir Tahirit: “Puna e tij meriton çdo lëvdatë, duron çdo ditë gjylet e baltosjes nga ata që kritikojnë”

Edi Rama-Saimir Tahirit: “Puna e tij meriton çdo lëvdatë, duron çdo ditë gjylet e baltosjes nga ata që  kritikojnë”
July 29
11:52 2016

Ditën e sotme është inauguruar komisariati i ri i Policisë Rrugore të Tiranës. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se më parë qytetarët zinin radhën që në orën 4:00 për të paguar gjobat, kurse sot u ofrohen kushte komode.

Gjithashtu kryeministri ka vlerësuar punën që ka bërë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë ceremonisë ai ka thënë:

“Puna e tij meriton çdo lëvdatë, pasi jo më kot çdo ditë duron gjylet e baltosjes nga ata që vetëm kritikojnë. Që në fakt janë komplimenti më i mirë për punën e ministrit. Kompliment që i vjen nga ta që jo vetëm shtet nuk njohin e shtet nuk ditën të bëjnë. Edhe teksa shohin si bëhet shteti, asgjë tjetër s’mund të bëjnë, veçse të mbushin topat e baltës e të godasin ata që bëjnë punë”. /Blitz.al/

Shperndaje