Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edi Rama replikon me komentuesit: Jemi qeveritarë, jo magjistarë

Edi Rama replikon me komentuesit: Jemi qeveritarë, jo magjistarë
October 19
11:46 2016

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka replikuar me komentuesit në një postim të tij në Facebook. Një video për të cilën Rama shprehet se dëshmon përmirësimin e shërbimit në shëndetësi ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.

“Ja edhe një tjetër shembull që flet vetë se si, hap pas hapi, shërbimi ynë shëndetësor po rilind, në një rrugë që është ende e gjatë, e mundimshme dhe plot vështirësi për financimin e të gjitha projekteve, të cilat janë gati e presin radhën për të transformuar një sektor ku, për 20 e kusur vjet, u përhap kanceri i rrënimit, korrupsionit e pisllëkut… Kush e sheh këtë copëz realiteti të transformuar e kupton fare kollaj shprehjen”-, ka shkruar Rama në Facebook.

Një qytetari që i ka kërkuar të shprehë Shqipërinë siç është dhe jo “fushë me lule”, Rama i është përgjigjur duke thënë se hallexhinjtë që u ndihmuan nuk ishin aktorë dhe nuk ka më keq kur atë që e sheh nuk e cilëson realitet.

Kryeministri i është përgjigjur ndër të tjera edhe një komentuesi, i cili e pyet se përse viziton vetëm pavijonin ku është investuar. “Nuk është dhomë, por është një pavijon i tërë, ndërsa sa për ujin brenda nuk hyn më askund qëkur iku Saliu, por padyshim ka ende shumë për të bërë, se po t’i kishim bërë të gjitha spitalet për tre vjet si ky pavijon nuk do të ishim qeveritarë, por magjistarë”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje