Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edi Rama provokon sërish Greqinë: “Faleminderit Erdogan!”

Edi Rama provokon sërish Greqinë: “Faleminderit Erdogan!”
November 07
14:22 2016

Në një kohë kur tensionet mes Tiranës e Athinës zyrtare janë shtuar së tepërmi për shkak të Himarës, kthimeve të shqiptarëve me espulse nga pikat kufitare, komenteve e kundërpërgjigjeve në rrjete ose media nga opinionistë e zyrtarë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një falënderim për mikun e tij Erdogan dhe Turqinë.

“I shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim qeverisë së Turqisë dhe personalisht presidentit të Turqisë që na mbështetën në këtë kërkesë dhe bënë të mundur që sot policia jonë e shtetit të jetë njësoj si të gjitha policitë e zhvilluara”,- tha ndër të tjera Rama.

Deklaratat kreu i qeverisë i bëri përgjatë ceremonisë  së përurimit të uniformave të reja të Policisë së Shtetit. Kujtojmë që së fundmi ai është akuzuar nga mediat greke dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule se po nxitet nga Turqia për të mbajtur qëndrime kritike ndaj Athinës zyrtare.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje