Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edi Rama për Ilir Metën: E shkrove fatin tënd, s’ke të drejt të rrish më në atë zyrë!

Edi Rama për Ilir Metën: E shkrove fatin tënd, s’ke të drejt të rrish më në atë zyrë!
June 09
11:17 2019

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Burreli largimin e Presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se nga dje e ka shkruar vetë fatin e tij dhe se e ka humbur të drejtën të qëndrojë më në atë zyrë.

Sipas Ballkanweb, Rama e quajti Metën, shpëtimtar të atyre që kishin mbetur në rrugë dhe e cilësoi vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve ligjërish nul dhe moralisht turp.

“Ka shumë më tepër njerëz se ç’dalin në bulevard që duan që kjo qeveri të ikë një orë e më parë, por ama shumica e atyre njerëzve që kanë të gjithë të drejtat e tyre të mendojnë ndryshe nuk janë budallenj dhe nuk mund t’i tërheqë kush prej hunde. Qeverinë nuk e rrëzon asgjë përveç votës së popullit por dëmton ekonominë e secilit.

Dje papritur për shumëkënd por krejtësisht sipas parashikimeve tona dhe të mia, u shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbetur atje në rrugë, as më shumë e as më pak por Presidenti i Republikës duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul, nuk ekziston dhe moralisht është turp si s’ka më turp”, deklaroi kreu i maxhorancës.

Ai  paralajmëroi të tjera zhvillime duke aluduar për një shkarkim të Presidentit të Republikës, ndërsa theksoi se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor./blitz.al

Komento
Shperndaje