Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edi Rama në emisionin Open: Marrëveshja Serbi-Kosovë pjesë e një ideje të madhe, nuk mbaj anë

Edi Rama në emisionin Open: Marrëveshja Serbi-Kosovë pjesë e një ideje të madhe, nuk mbaj anë
September 13
20:55 2018

Ndërkohë paralelisht me zotin Berisha, kryeministri i vendit Edi Rama është i ftuar në emisonin debutues politik “Open” përballë Eni Vasilit. Ai është pyetur gjithashtu për ceshtjen e marrveshjes së Kosovës por ndryshe nga ish lideri i opozitës nuk ka dhënë një përgjigje specifike. Megjithatë ai ka lënë hapur idenë për të mbështetur cdo marrveshje që realizohet midis Kosovës dhe Serbisë. Dialogu sipas kryeminstrit midis dy vendeve duhet mbështetur deri në fund dhe duhet ta shohim “shkëmbimin e teritoreve” si pjesë e një ideje më të madhe, e cila mund të kërkojë që liderët e vendeve të Ballkanit të mbajnë përgjegjësi të rënda. Ai është i vetëdijëshëm që shtetet europiane janë kundët kësaj marrveshje por gjithashtu ka thënë se SHBA-të, partnerët tanë më të rëndësishëm nuk e kanë hedhur poshtë këtë marrveshje. Ai ka thënë se ne duhet të mendojmë për atdheun tonë dhe kjo ceshtje nuk është pjesë e politikës së ditës, pra nuk mund të mbahen anë, nuk k apatriotë dhe tradhëtarë në këtë mes. Ai gjithashtu ka përmendur dhe bashkimin kombëtar në dialog e sipër, një përpjekje për ti dhënë një lloj atdhetarizmi fjalës së tij. Megjithëse nuk ka pranuar drejtpërdrejtë “anën” e tij në këtë debat apo e mbështet “shkëmbimin e territoreve” apo jo, duket se anon më shumë në krah të atyre si presidenti Thaci që duan ta cojnë marrveshjen përpara. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje