Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edi Rama ironizon Lulzim Bashën, ja kush ishte gafa e kryetarit të opozitës në Ditën e Pavarësisë

Edi Rama ironizon Lulzim Bashën, ja kush ishte gafa e kryetarit të opozitës në Ditën e Pavarësisë
November 28
12:03 2018

I ndodhur në Vlorë së bashku me presidentin Meta për ceremoninë zyrtare të Ditës së Pavarsisë, kryeministrit Rama nuk i ka shpëtuar gabimi i kreut të opozitës Lulzim Bashan ë fjalën e tij para mediave.

“Flamuri i kastriotëve që u ngrit që në 28 nëntor 1944”-shprehet Basha i cili ishte i pranishëm në një ceremoni në Varrezat e Dëshmorëve,  por vetekorrigjohet ne moment dhe thotë vitin 1444. Kaq është dashur që videon e gafës Rama ta publikojë në rrjetet sociale, siç e ka bërë zakon kohët e fundit, dhe të “ngacmojë” kundërshtarin e tij politik.

“😂😂😂Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944!!!🙈🙈🙈Ah jo, prit:28 nëntor 1444(???)😂😂😂 “-shkruan Rama bashkangjitur videos dhe e shoqëron postimin me shumë të qeshura. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

😂😂😂Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944!!!🙈🙈🙈Ah jo, prit:28 nëntor 1444(???)😂😂😂

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Komento
Shperndaje