Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edhe vajza e Jozefina Topallit në mbrojtje të Lindita Nikollës

Edhe vajza e Jozefina Topallit në mbrojtje të Lindita Nikollës
November 18
14:58 2016

Prej ditës së djeshme kanë qenë të paktë ata që nuk kanë shprehur një qëndrim publik apo nuk kanë diskutuar mbi ngjarjen e djeshme të hedhjes së salcës ndaj ministres Nikolla.

Një prej atyre që kanë reaguar në mbrojtje të ministres ka qenë edhe Megi Topalli,  vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila ka shkruar në faqen e saj në Facebook:

“Unë jam kundër ligjit të arsimit. Kam pasur vërejtje dje, kam shumë vërejtje edhe sot dhe po, jam pro çdo proteste paqësore, por dhunën e refuzoj në të gjitha format e saj.
Sulmi ndaj znj. Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, për mua është i shëmtuar. Ideja për të qëlluar ndaj një zonje, një nëne, është vetëm shenjë dobësie… nuk është kjo gjuha e të rinjve dhe të rejave kundër padrejtësive.
Megjithatë unë jam edhe kundër ndalimit të kësaj vajze, pavarësisht se nuk bie dakord me sjelljet radikale.
Nuk është zonja Lindita e keqja e politikës së sotme.
E keqja ka një emër:  ajo quhet korrupsion.
Aty fillon e keqja, aty e kanë rrënjën varfëria, droga, papunësia dhe humbja e shpresës”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje