Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edhe Ismail Kadare komenton “rishikimin” e kufijve të Kosovës, ja ç’thotë shkrimtari i madh

Edhe Ismail Kadare komenton “rishikimin” e kufijve të Kosovës, ja ç’thotë shkrimtari i madh
September 13
13:48 2018

Shumë figura publike të Shqipërisë, të Kosovës e jo vetëm kanë komentuar kohët e fundit, çeshtjen më të nxehtë të Ballkanit, marrëveshjen hipotetike te Kosovës me Serbinë mbi rishikimin e kufijve. I fundit ndër ta është shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili jo rrallë shpreh këndvështrimin e tij për ngjarjet politike e sociale që ndodhin rreth nesh.

Qëndrimi i tij është kundër rishikimit të kufinjve. Ai ka thënë për “Presheva jonë” se integriteti territorial i Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe çdo pretendim për cënimin e territorëve të saj është i padrejtë, sidomos nga Serbia. Gjithashtu ai ka thënë se kjo marrëveshje do ndikonte në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për më tepër sot nuk po bëhet aq sa duhet për angazhimin e Kosovës në Europë.

Ndër të tjera, “Komandati i Legjionit të Nderit” është shprehur dhe për Luginën e Preshevës, të cilën ai e sheh vetëm në rrugën e integrimit drejt Europës, bashkë me viset e tjera etnike shqiptare të Ballkanit. Madje ai e sheh situatën në Luginë si të papranueshme kur vjen puna për mohimin që i bëhet të drejtave të shqiptarëve atje. Në fund, autori i “Kronikë në gur” ka thënë se gjithçka që bëhet si për Kosovën, si për Luginën e Preshevës është gjithmonë pak, ata meritojnë shumë e më shumë, për shkak të vuajtjeve që kanë kaluar në të kaluarën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje