Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Eco Tirana” shkakton debate në Këshillin Bashkiak, largohen demokratët

“Eco Tirana” shkakton debate në Këshillin Bashkiak, largohen demokratët
October 07
17:05 2016

Projekti “Eco Tirana” ka shkaktuar debate mes demokratëve dhe socialistëve në Këshillin Bashkiak. Në një moment, këshilltarët demokratë kanë vendosur të braktisin mbledhjen me pretendimin se nuk u jepet e drejta e fjalës.

Shkak është bërë dhënia në përdorim e hapësirës prej 22 mijë metër katrorë në zonën e Don Boskos. Demokratët akuzojnë kryebashkiakun Veliaj se po shfrytëzon asetet publike, të cilat po ua jep për 25 vjet italianëve, duke shkelur kështu procedurat e prokurimit publik.

“Nuk po kryejmë dot funksionin me të cilën na kanë ngarkuar qytetarët aty brenda. Do të dorëzojmë mandatet pasi nuk na lejohet fjala” është shprehur Kreshnik Çollaku.

Si kundërpërgjigje ndaj këtyre akuzave, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, është shprehur se kompania italo-shqiptare është publike dhe në pronësi të Bashkisë së Tiranës: “Është një kompani publike, është një kompani e cila është në pronësi të bashkisë së Tiranës dhe si e tillë kontratat mes Bashkisë së Tiranës dhe vetë Bashkisë Tiranë ndodhin në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse është kompani  e jona”. /Blitz.al/

Komento