Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E vërteta “antihumane” e binjakëve të Ronaldos. Georgina, e vetmja nënë e njohur nga partneret e futbollistit

E vërteta “antihumane” e binjakëve të Ronaldos. Georgina, e vetmja nënë e njohur nga partneret e futbollistit
July 08
16:02 2017

Pak ditë më parë, ylli i Realit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, u bë baba i dy fëmijëve binjakë, djalë dhe vajzë.

Ai përdori embrionet e ngrira dhe nënë zëvendësuese për të krijuar binjakët e tij të përsosur.

Binjakët u krijuan në një laborator dhe më pas u zhvilluan dhe lindën nga një nënë zëvendësuese.

Ky fakt është konstatuar në dokumentet e Gjykatës së Lartë të Kalifornisë, San Diego, ku një pjesë e mbiemrit të Ronaldos, dos Santos Aveiro, ishte shkruar gabim.

Ronaldo ka tre fëmijë, dy binjakë dhe një djalë, të gjithë të lindur nëpërmjet një nënë zëvendësuese në Kaliforni, pasi ligji nuk e lejon një gjë të tillë në Portugali.

Avokatja Stefani Cabalero thotë se Cristiano Jr. është vëllai biologjik i binjakëve.

E dashura e tij 23-vjeçare Georgina Rodriguez besohet gjithashtu të jetë tani vetë shtatzënë, në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Thashetheme pa fund rrethojnë me mister ndërkohë orientimin seksual të Ronaldos, por ai nuk e ka identifikuar asnjëherë nënën e binjakëve.

Gjithsesi, vetë futbollisti, përpos thashethemeve që qarkullojnë në mediat rozë, vijon të shkëlqejë, teksa është në prag të marrjes së Topit të 5-të të Artë, me të cilin do të barazojë legjendën tjetër të futbollit, Leo Messi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje