Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E tmerrshme! Mendoi se ishte shtatëzënë, por “lindi” një masë kanceroze…

December 01
20:00 2017

Woman thought she was pregnant but 'gave birth' to a cancerous tumour

Lajmi i shtatzënisë është më i bukuri që mund të marrë një nënë, por ndonjëherë edhe më i trishti.

I tillë ka qenë edhe për skocezen Lauren Knowles. Në moshën 27-vjeçare Lauren është gëzuar teksa në periudhën e Krishtlindjes ka marrë lajmin se do të bëhej nënë për herë të dytë. Pasi ka bërë testin e shtatzënisë, ai ka rezultuar pozitiv. Por ky gëzim do t’i kthehej në një makth 7 javë më pas. Në javën e 7-të shtatzënisë ajo pati gjakderdhje dhe shkoi menjëherë në spital.

Woman thought she was pregnant but 'gave birth' to a cancerous tumour

Mjekët treguan se ajo po përjetonte një shtatzëni molare, pra në bark nuk mbante një embrion por një masë kanceroze. Pavarësisht trajtimeve e kimioterapive, masa kanceroze vazhdoi të rritej, dhe pas dhimbjeve të tmerrshme, Lauren e “lindi” masën kanceroze në tualet.

Woman thought she was pregnant but 'gave birth' to a cancerous tumour

Edhe pse vajza shpëtoi nga kanceri, mjekët aluduan se do të kishte vështirësi për të mbetur shtatzënë, por pas një viti ajo solli në jetë fëmijën e saj të dytë, vajzën Indi dhe për këtë ndihet shumë e lumtur. /Blitz.al/

Woman thought she was pregnant but 'gave birth' to a cancerous tumour

Shperndaje