Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E tallnin se ishte nga fshati, i jep fund jetës 17-vjeçari

E tallnin se ishte nga fshati, i jep fund jetës 17-vjeçari
October 26
11:51 2016

Një i ri 17-vjeçar nga fshati Tomorr i Beratit i ka dhënë fund jetës. Dyshohet se shkak janë bërë fyerjet e vazhdueshme të shokëve të klasës. P. Xhaferaj, 17 vjeç, kishte dy vite që shkonte në qytet pasi në fshatin e tij nuk kishte shkollë të mesme.

Ai udhëtonte çdo ditë nga fshati Tomorr në drejtim të qytetit të Beratit për të vazhduar studimet në shkollën profesionale. Bashkëmoshatarët e mbanin larg pasi e konsideronin “fshatar”. Mesa duket, talljet e vazhdueshme kanë shkaktuar traumë psikologjike tek i riu, i cili i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Në vijim të hetimit, policia ka marrë në pyetje disa nxënës, të cilët kanë konfirmuar se 17-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike përgjatë këtyre ditëve, shkruan “Panorama”. Ata pranuan gjithashtu se shpeshherë viktima bëhej objekt talljeje. Megjithatë hetimi po përqendrohet edhe në pista të tjera. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje