Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E rëndë në Shkodër: Humb jetën një person dhe dy plagosen!

E rëndë në Shkodër: Humb jetën një person dhe dy plagosen!
May 24
18:55 2018

 

Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kryebushatit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Viktima është Ludovik Malota, 62 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip “Benz” me targa AA 802 JA. Pas aksidentit, shoferi u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë për pasojë e plagëve të marra.

Në aksident përfshi edhe automjeti ku lëvizte Myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj, bashkë me të shoqen.

Ai raportohet se nuk ka pasuar lëndime, ndërsa bashkëshortes së tij poi  jepet ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ka nisur një hetim për shkaqet e aksidentit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje