Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E rëndë në Krujë, 17 vjeçarja gjendet e pajetë me armë në duar!

E rëndë në Krujë, 17 vjeçarja gjendet e pajetë me armë në duar!
January 11
21:52 2018

Një ngjarja e rëndë po aq sa edhe e mistershme ka ndodhur në Krujë, ku një 17 vjeçare është gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin  Tapizë, ku burime pranë policisë kanë bërë me dije se 17 vjeçarja është gjetur e pajetë dhe me armë në duar, ç’ka çon në pistën e vetvrasjes.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.01.2017, në fshatin Tapizë, në banesë është vetëvrarë me pistoletë, shtetësia E.T, vjeç 17. Me cilësinë e provës materiale u bllokua pistoleta. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Shperndaje