Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E rëndë në Fier, 60-vjeçari bie nga kati i shtatë i pallatit

E rëndë në Fier, 60-vjeçari bie nga kati i shtatë i pallatit
October 05
10:33 2019

Një burrë 60-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të 7-të në Fier duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Konferenca e Pezës” të këtij qyteti. Sipas të dhënave paraprake burri i identifikuar si shtetasi Siri Runaj ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Siri Runaj është personi që shihni në foto. Sipas ‘BalkanWeb’ ai ishte me profesion infermier dhe rrethanat e aksidentit të rëndë që i mori jetën janë ende të paqarta. Runaj ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

Brenda pak ditësh kjo është ngjarja e dytë e ngjashme që ka tronditur Fierin, pasi të shtunën e kaluar një grua me profesion mësuese ra aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share