Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E rëndë/ Ndërron jetë nëna e re, 1 orë pas lindi foshnjën

E rëndë/ Ndërron jetë nëna e re, 1 orë pas lindi foshnjën
April 22
16:14 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 25 vjeçare ka ndërruar jetë në maternitetin e këtij qyteti, pas lindjes çezariane.

Ndërkohë mësohet se foshnja është në gjendje të mrië shëndetësore. Familjarët e 25 vjeçares kanë akuzuar mjekët për pakujdesi në lidhje me këtë rast. Por “bluzat e bardha” janë shprehur se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak që ka pësuar vajza, e cila sapo ishte bërë nënë për herë të parë. Fatkeqsisht ataku ka rezultuar fatal për 25 vjeçaren.

Për rrethanat e kësaj ngjarje tragjike, pritet të ketë informacione të tjera në vazhdim. /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje