Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E qëlloi 6 herë me thikë, flet burri: “Rudinën e fal, veç të kthehet”

E qëlloi 6 herë me thikë, flet burri: “Rudinën e fal, veç të kthehet”
July 31
09:15 2016

Besnik Basha i plagosur 6 herë me thikë nga bashkëshortja e tij para dy ditësh ka thënë për oficerët e Policisë Gjyqësore se Rudina kishte pasur probleme me shëndetin mendor. Ai e ka mohuar se mund të ketë keqtrajtuar gruan,  por shkak  i kësaj gjendjeje mendohet të jetë bërë xhelozia pasi 45-vjeçari jetonte me dy gra dhe 10 fëmijët e tyre.

Besnik Basha është mysliman i devotshëm dhe për këtë arsye ai ka thënë se ia fal Rudinës krimin. “Nuk e besoj as tani se Rudina ka dashur të më marrë jetën. Atë ma ka dhënë Zoti dhe askush nuk ma merr dot. Uroj që Rudina të bëhet mirë dhe të kthehet pranë fëmijëve”.

Sipas banorëve të fshatit, gruaja mund të jetë ndikuar nga xhelozia sepse ai bënte më shumë për gruan tjetër./Blitz.al/

Shperndaje