Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E prisnit? Buffon të shtunën luan ndeshjen e fundit me Juventusin

E prisnit? Buffon të shtunën luan ndeshjen e fundit me Juventusin
May 17
12:30 2018

Ishte moment që të gjithë e prisnin dhe ja ku erdhi. Gigi Buffon i ka thënë lamtumirë Juventusit duke u shprehur se të shtunën do të jetë edhe ndeshja e fundit me të. Ai tha se do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj kësaj skuadre që e bëri të ndihet kampion.

“ Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit. Isha i lumtur që këto vite i ndava me shumë njerëz. Ishte një udhëtim i bukur. Faleminderit edhe Juventusit. Në 2001-shin ata morën një talent, por ai talent u shndërrua në kampion.- tha Buffon.

Ai gjithashtu shtoi se: “Tre ditë më parë isha i sigurt që do t’i jepja fund karrierës time si futbollist, por tani po shoh se më kanë ardhur oferta shumë interesante nga klube si në Itali edhe jashtë saj. Javën e ardhshme do të vendos se çfarë do të bëj. Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me bluzën e Juventus. Dua ta mbyll me dy fitore të rëndësishme, me shoqërinë e shokëve të mi dhe tifozëve.” – ka përfunduar Buffon.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje