Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E premtja e zezë, humbin jetën dy persona

E premtja e zezë, humbin jetën dy persona
November 26
09:45 2016

E ashtuquajtura “e premtja e zezë” ka goditur sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të fundjavë.

Dy persona kanë humbur jetën pasditen e kaluar në Hamilton Mall, në South Jersey teksa përpiqeshin të blinin disa televizorë. Njëri nga të vrarët u qëllua me armë disa herë, kurse i vëllai i tij gjendet në spital për shkak të plagëve të marra.

Ndërsa personi i dytë u qëllua për vdekje në Nevada, teksa po parkonte në një nga dyqanet e Walmart. KOLO ka raportuar se të shtënat erdhën pas një grindjeje për vendin e parkimit.

DailyMail ka shkruar se i gjithë vendi është në një kaos, ku njerëzit vrapojnë nëpër dyqane “si të çmendur” për të blerë produktet e lira. Shitjet nga “e premtja e zezë” priten të arrijnë për herë të parë shifrën 3 miliardë $. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje