Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E përshëndeti gabimisht, adoleshenti shqiptar qëllon me thikë italianin

E përshëndeti gabimisht, adoleshenti shqiptar qëllon me thikë italianin
April 10
14:12 2016

Një 16-vjeçar shqiptar në Itali, ka qëlluar me thikë një të ri italian. Gjithçka nisi me një përshëndetje të gabuar e për pasojë 18-vjeçari italian ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai ngatërroi shqiptarin me një shokun e tij dhe e përshëndeti. Nga ana tjetër, adoleshenti shqiptar e ka cilësuar si provokim veprimin e shtetasit italian dhe ka nisur debatin me të. Debati ka degraduar deri në konfrontim fizik e më pas i riu shqiptar ka nxjerrë thikën me të cilën ka qëlluar disa herë shtetasin italian.

Mediat vendase shkruajnë se i riu italian ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Adoleshenti shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e “Vrasjes së mbetur në tentativë”.

Etiketimet
Shperndaje