Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pazakontë! 2-vjeçarja thirret dëshmitare në gjykatë…

E pazakontë! 2-vjeçarja thirret dëshmitare në gjykatë…
September 30
09:54 2016

Në Gjykatën e Kërçovës në Maqedoni është thirrur për të dëshmuar një vogëlushe 2- vjeçare pasi ajo ka qenë brenda në veturë kur babai i saj ka qenë shkak për një aksident rrugor një vit më parë.

“Më ka thënë avokati mos e merr vajzën. Unë as nuk e kam marrë herën e parë, as nuk e marr së dyti. Nesër jam në gjykatë dhe nuk do ta çoj, sepse nuk ka çfarë të deklarojë. Për të ardhur një ftesë e tillë, duhet që personi ta pranojë vetë”, – ka deklaruar vetë babai, Arben Zendelli.

Megjithatë besohet se ka pasur një problem teknik pasi sipas ligjit askush që nuk është në gjendje të raportojë rëndësinë e së drejtës së tij nuk mund të jetë një dëshmitar potencial në gjykatë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje