Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E papritur, Papa u jep leje priftërinjve të falin abortin

E papritur, Papa u jep leje priftërinjve të falin abortin
November 21
13:17 2016

Që prej vendosjes në drejtim të Vatikanit, Papa Françesku ka bërë shpesh deklarata të bujshme dhe ka folur shpesh me një gjuhë “moderne” për shumë çështje që janë cilësuar si tabu për Kishën Katolike.

Një prej tyre ka qenë edhe aborti, nëse duhet lejuar ose jo sipas besimit katolik. Deri tani ai ka qenë rreptësisht i ndaluar.

Por Papa Françesku sot ka bërë një deklaratë të bujshme, duke thënë se priftërinjtë katolikë mund t’i falin femrat që bëjnë abort kur ato rrëfehen.

Në letrën e shpërndarë sot, Papa shkruan: “Do të doja të ritheksoja se aborti është një mëkat shumë i madh, sepse i merr jetën një krijese të pafajshme. Gjithashtu mund të them se nuk ka mëkat që nuk arrihet nga falja e Zotit dhe mëshirimi kur shikohet se pendesa është reale dhe ndjesa është e madhe”,- shkruan Papa.

Më tej ai vijon: “Unë u lejoj të gjithë priftërinjve të drejtën për t’u zgjidhur mëkatet atyre vajzave që kanë kryer abort”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje