Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E marta, dita më e ftohtë! Ja si do të jetë moti javën e ardhshme

E marta, dita më e ftohtë! Ja si do të jetë moti javën e ardhshme
January 06
18:00 2019

Fundjava u pushtua nga temperaturat nën zero gradë dhe i ftohti i acartë. Sipas meteorologëve, i ftohti do të vazhdojë edhe në javën e ardhshme.

“15-ditëshi i parë i janarit do të jetë i ftohtë, me temperatura të ulëta në vlera negative, e me reshje të pakta. E shtuna ishte dita më e ftohtë e muajit, me temperatura -13 gradë Celsius dhe në zona të caktuara -14 gradë. Gjatë 15-ditëshit të dytë do të kemi më shumë reshje shiu dhe dëbore, por temperaturat do të vijnë drejt vlerave normale të dimrit, -5, -6 gradë.”- është shprehur për “Top Channel”, meteorologia Adiola Bani.

Sugjerohet përdorimi i kujdesshëm i rrugës, sidomos në rastet e ngricave dhe veshja sa më e përshtatshme kryesisht për fëmijët e të moshuarit.

“E hëna do të jetë e ftohtë, me temperatura nga -9 më e ulëta në 7 gradë më e larta. Ndërsa e marta, që do të jetë dita më e ftohtë e javës që vjen, temperatura do të jetë -11 gradë Celsius në Peshkopi dhe Ersekë. Të mërkurën do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash drejt vendit tonë, që do të sjellin reshje dëbore, pasi mbetemi në vlera negative. Temperaturat do të vijnë duke u rritur deri ditën e premte”, tha më tej Adiola Bani.

Burimi: Top Channel

 

Komento
Shperndaje