Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E marrin peng për 50.000 €, arrestohen 2 autorët

E marrin peng për 50.000 €, arrestohen 2 autorët
February 10
09:09 2017

2 persona janë arrestuar nga policia pasi kanë marrë peng një shtetas të tretë dhe e kanë kanosur atë për t’i marrë 50.000 €. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit dhe policia ka arrestuar shtetasit Nezir Bullaku 48 vjeç dhe Afrim Berisha.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Bullaku ka qenë i dënuar më parë për vrasje në tentativw dhe të dy këta shtetas janë banues në Dërmenas të Fierit.

Gjatë arrestimit janë sekuestruar edhe 3000 euro, 1 karikator pistolete dhe aparatet e celularëve të përdorur nga autorët e dyshuar.

Sipas policisë, dy të arrestuarit kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për t’i marrë një pasuri në shumën 50.000 euro shtetasit me inicialet E. R.

Në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë duke e kanosur deri ditën e sotme shumën prej 31.500 euro këtij personi.

Në momentin e arrestimit, shtetasve Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha iu sekuestrua një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marrë duke e kanosur shtetasit të dëmtuar.  /Blitz.al/

Share