Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E krijuar në laborator, kërpudha antimushkonjë mund të luftojë malarian

E krijuar në laborator, kërpudha antimushkonjë mund të luftojë malarian
June 03
18:55 2019

Kërpudha e quajtur “Metarhizium pingshaense”, e krijuar në laborator dhe e modifikuar gjenetikisht, mund të vrasë deri në 99% të mushkonjave anofele, të cilat janë shkaktaret e malarias.

Ky është rezultati i një studimi të bërë nga kërkuesit shkencorë në Universitetin e Maryland, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe insitutit të kërkimit shkencor në Burkina Faso. Qëllimi i gjithë kësaj pune është lufta kundër sëmundjes së malarias, e cila vret më shumë se 400 mijë persona në vit.

Testet e para të zhvilluara me kërpudhat në një fshat të Burkina Fasos, kanë treguar se popullsia e mushkonjave u zhduk pas gati 45 ditësh. Kjo mund të jetë zgjidhja përfundimtare e kësaj sëmundje fatale, sepse kërpudhat antimushkonjë, të paktën siç thonë profesorët e Maryland, janë lehtësisht të modifikueshme në laborator dhe mund të jenë kura përfundimtare e malarias. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje