Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E jashtëzakonshme, shkencëtarët eliminojnë HIV-in për herë të parë në një qenie të gjallë

E jashtëzakonshme, shkencëtarët eliminojnë HIV-in për herë të parë në një qenie të gjallë
May 03
09:35 2017

Shkencëtarët kanë kuruar qenie të gjalla me HIV duke përdorur një metodë të re në gjenet e trupit.

Virusi mbetet i pakapshëm për të shkak të aftësisë së tij për t’u fshehur në rezervuarë latentë. Por në studimet e publikuara këtë javë, shkencëtarët amerikanë treguan se mund të hiqnin plotësisht ADN-në e HIV-it nga qelizat e njeriut të implantuara te minjtë, duke parandaluar kështu infeksionin e mëtejshëm.

Është hera e parë që shkencëtarët kanë arritur të eliminojnë plotësisht këtë virus, duke hapur kështu rrugën për ta eksperimentuar këtë metodë te njeriu.

Studimi u krye nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Pittsburghut duke përdorur një model të “humanizuar” në të cilin te minjtë u transplantuan qeliza imune të trupit të njeriut, duke i infektuar edhe me virusin HIV.

I njëjti studim është kryer edhe një vit më parë, por ai aktual, sipas dr.Hu që ka drejtuar ekipin, është më gjithëpërfshirës.

Ky studim përbën një hap të jashtëzakonshëm përpara në ndjekjen e një kurimi të përhershëm për infeksionin HIV, një nga më vdekjeprurësit mes qenieve humane. /Blitz.al/

Share