Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E godet me plumb në kokë pasi nuk i bën mirë seks oral

E godet me plumb në kokë pasi nuk i bën mirë seks oral
November 10
23:38 2017

Një vajzë që punonte si eskortë është arrestuar pasi dyshohet se ka qëlluar në kokë në burrë në Uashington. Arsyeja ka qenë se ai nuk i bënte mirë seks oral.

Sipas raporteve Marissa Wallen 21 vjeç thuhet se ka pranuar që ka vrarë klentin e saj 36 vjeçar në shtëpinë  e tij.

Deklarata e saj është paraqitur në gjykatë nëpërmjet një video. Wallen ka treguar se e la burrin të plagosur në shtëpinë e tij në 24 tetor. Ai është gjetur 3 ditë më vonë, ishte i paaftë për të folur por ishte gjallë.

Gjatë kohës që ka qenë në spital viktima i ka treguar një detektivi se ai nuk i kishte kryer seks oral të mirë dhe vajza duke mos ditur sesi t’ja thotë e ka qëlluar me armë pas koke.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, policia mësoi se portofoli ishte zhdukur si dhe i kishin marrë 12.000 dollarë .

21 vjeçarja ka rrëfyer krimin pas arrestimit madje i ka kërkuar policisë që të lajmëronte një nga klientët e saj për të paguar lirimin e saj.

Ajo është akuzuar për sulm, vjedhje të shkallës së parë si dhe vjedhje identiteti. Garancia e saj është vendosur në 1 milion dollarë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje