Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E fundit, Ilir Meta do të jetë presidenti i ardhshëm?

E fundit, Ilir Meta do të jetë presidenti i ardhshëm?
April 27
14:36 2017

Kriza për zgjedhjen e presidentit duket se do të gjejë së shpejti zgjidhje.

Burime të opinion.al bëjnë të ditur se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka nisur procesin për mbledhjen e firmave për të qenë kandidaturë për president. Procesi i mbledhjes së firmave sapo ka nisur, por në fakt sheshimi i kontradiktave mes dy aleatëve të koalicionit mund ta shndërrojë këtë proces në një votim të thjeshtë dhe të qartë në raundin e katërt që do të zhvillohet për zgjedhjen e presidentit.

Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i opozitës për kandidaturën e Ilir Metës, ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se opozita nuk do të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Paraditen e sotme, Rama u takua me Metën në Kryesinë e Kuvendit në kuadër të zgjidhjes së krizës politike, por edhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm, që duket se mund të jetë z.Meta.

Shperndaje