Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E dënuar nga gjykata, por shoqëron Niko Peleshin në fushatë

E dënuar nga gjykata, por shoqëron Niko Peleshin në fushatë
June 19
11:41 2017

Është dënuar nga gjykata e Korçës pak kohë më parë, por shoqëron ish-zv.kryeministrin Niko Peleshi në fushatën e PS-së në Korçë.

Bëhet fjalë për shtetasen Jona Vina, e cila është kryetarja e FRESSH-it për fshatin Pojan në Korçë.

Në bazë të një vendimi gjykate të zbardhur, Jona është dënuar nga Gjykata e Korçës për mashtrim në vitin 2015.

Nga kjo gjykatë ajo është dënuar me 240 orë pune pa shpërblim, në interes publik.

Në bazë të vendimit të zbardhur ajo është dënuar me 1 vit burg, por ky dënim është konvertuar në orë pune.

Por ky vendim nuk e ka penguar Jona Vinën të jetë përsëri pjesë e PS-së, madje shumë aktive edhe në këtë muaj fushate përkrah ish-zëvendëskryeministrit Niko Peleshi. /Blitz.al/

Shperndaje