Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E cilësoi Ramën kryepolic, deputetes së LSI-së i shkarkojnë nga puna bashkëshortin

E cilësoi Ramën kryepolic, deputetes së LSI-së i shkarkojnë nga puna bashkëshortin
June 08
11:17 2017

Vetëm dy ditë më parë, deputetja e LSI-së, Silva Caka, në një miting të forcës së saj politike deklaroi se Rama është kryepolici i Rilindjes, i cili shkoi në Berat me qëllimin e vetëm të provokojë pasi është i tmerruar nga rritja dhe forca e LSI-së në qarkun e Beratit.

“I frikësuar ai deklaroi dje se LSI heq gratë socialiste nga puna, ndërkohë që gratë socialiste më shumë se çdokush ai i ka injoruar me mosmirënjohjen dhe arrogancën e tij, duke i zëvendësuar kudo me vajzat e korridoreve të Rilindjes’’,- deklaronte Caka.

Një ditë më pas, bashkëshorti i saj, Neritan Çela, është shkarkuar nga pozicioni i punës në zyrën e hipotekës.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe gazetari Artan Hoxha, i cili sqaroi në një status bashkë me shkresën e shkarkimit atë që ndodhi.

SHKRIMI I ARTAN HOXHËS:

Flakë për flakë…
Populli thotë: Të vjen nga s’e pret…
Kështu duket se i ka ndodhur deputetes së Skraparit, Silva Caka (aktualisht e treta si kandidate në listën e qarkut të Beratit). E dëgjova dje paradite të bënte një reagim të fortë ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në Berat në lidhje me LSI-në.
“Rilindjen e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Europë”,- u shpreh deputetja, që e quajti një inskenim kriminal, procedimin penal për deputetin e LSI-së, Gledion Rahovica, dhe ndalimin e drejtorit të spitalit të Beratit për blerje të votave. Caka tha:  “Gratë socialiste janë zëvendësuar nga vajzat e korridoreve të Rilindjes”.
Por po dje, pak orë pas reagimit të deputetes Caka, një urdhër i lëshuar nga drejtori teknik i sapoemëruar i Hipotekës (propozim i PD-së) shkarkonte nga detyra bashkëshortin e deputetes së Skraparit, pasi ishte përfshirë në fushatën elektorale në favor të LSI-së.
Urdhri i shkarkimit mban datën e djeshme dhe është firmosur nga drejtuesi i ri teknik Arjan Bylykbashi.
Mesazhi duket i qartë, LSI këtë radhë jo vetëm që nuk do ketë mundësi të përdorë administratën e saj në fushatë, por nuk mund të ketë as mbështetjen e bashkëshortëve të kandidatëve nëse ata punojnë në punë shteti.
Inati që paskan këta të PD-së me LSI-në qenka i paparë!

Shperndaje