Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E cilësoi Ramën kriminel, Byroja vendos: Berisha, 10 ditë i përjashtuar nga Kuvendi

E cilësoi Ramën kriminel, Byroja vendos: Berisha, 10 ditë i përjashtuar nga Kuvendi
May 27
20:01 2016

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë nga punimet ish-kryeministrin Sali Berisha për një afat 10 ditor. Ky vendim u morr pasi Berisha e cilësoi “kriminel” kryeministrin Edi Rama, në seancën plenare të së enjtes.

Kërkesa për këtë masë disiplinore mësohet të jetë bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, “ky vendim është i pritshëm në një parlament që është kthyer në një vend për të qeshur e për të qarë”.

Ai e lidhi këtë vendim me reformën në drejtësi, për të cilën tha se PS është e interesuar ta shohë jashtë Kuvendit PD-në. Megjithatë, Spaho nuk bëri të ditur nëse ky vendim i Byrosë së Kuvendit do të ndiqet ose jo nga ndonjë bojkot i opozitës.

Komento