Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E bujshme nga Portugalia, Ronaldo dëshiron të braktisë Realin e Madridit

E bujshme nga Portugalia, Ronaldo dëshiron të braktisë Realin e Madridit
June 16
11:27 2017

Një lajm i bujshëm ka mbërritur nga Portugalia pasi thuhet se Cristiano Ronaldo është në prag të largimit nga Reali i Madridit.

E përditshmja “ABola” ka shkruar se ylli portugez do largohet edhe nga Spanja pas akuzave për evazion fiskal ndaj sulmuesit madrilen.

31-vjeçari, ish-sulmues i Manchester United, thuhet se është i zemëruar me trajtimin nga autoriteteve tatimore spanjolle dhe dëshiron të largohet nga vendi.

Ronaldo është subjekt i një padie të ngritur nga prokurorët spanjollë mbi taksat që ata besojnë se ai duhej të kishte paguar për të drejtat e imazhit. Sulmuesi akuzohet se ka mashtruar me rreth 15 milionë euro.

Real Madridi lëshoi një deklaratë ku mbështeste plotësisht lojtarin, duke pretenduar se ata ishin “absolutisht të bindur për pafajësinë e tij”.

Legjenda portugeze këtë muaj fitoi titullin e tretë të Ligës së Kampionëve si një lojtar i Madridit dhe të katërtin e karrierës së tij, por është aq i indinjuar dhe mendon se është i persekutuar, saqë është gati të largohet dhe ia ka komunikuar këtë vendim Florentino Pérezit, presidentit të Real Madrid./Blitz.al/

Shperndaje