Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E bujshme, Luciano Moggi te Partizani

E bujshme, Luciano Moggi te Partizani
April 27
12:50 2017

Ish-drejtori sportiv i bardhezinjve të Juventusit në Itali, Luciano Moggi, do të jetë këshilltar i presidentit të Partizanit, Gaz Demi, për 3 vitet e ardshme.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Luciano Moggi-n, ish drejtues i klubeve më prestigjioze në arenën ndërkombëtare.
“Konsulenca e z. Moggi te Partizani do të jetë për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistojë në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike, organizative dhe marketing. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, falë eksperiencës dhe aftësive që Moggi zotëron, do t’i mundësojë klubit ngritjen në nivele të larta suksesi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare”,- thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.

Mësohet se Moggi do të jetë i pranishëm edhe në derbin e nesërm me Tiranën.

Kjo është dhe goditja e madhe e Partizanit për këtë sezon, të cilin synon ta mbyllë me titullin kampion, për të pasur sukses edhe në arenën ndërkombëtare.

Moggi u dënua në Itali pasi u shpall fajtor për trukime ndeshjesh të Juventusit ndër vite. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje