Blitz

 Breaking News

E bujshme! Bonucci kërkon rikthimin tek Juventus? Ndërkohë, Higuain gjithnjë e më afër Milan-it…

E bujshme! Bonucci kërkon rikthimin tek Juventus? Ndërkohë, Higuain gjithnjë e më afër Milan-it…
July 24
13:03 2018

Duket se ky sezon në futboll do të ketë mjaft surpriza. Në verën e vitit 2017-të, pas disa negociatave Leonardo Bonucci u transferua tek Milan, por tashmë gjërat po ndryshojnë dhe flitet për një rikthim të tij tek Juventusi.

Ky lajm qarkulloi të hënën në mbrëmje dhe u publikua nga “Sportitalia”, por që është konfirmuar më vonë edhe nga “SportMediaset”.

Në fakt, është përfolur shumë për dëshirën e Bonuccit ditët e fundit për t’u larguar nga Milan dhe ai e kishte shprehur dëshirën që në janar, për shkak të vështirësive që kishte hasur tek Milan.

Deri tani duket se PSG është e gatshme të paguajë 35 milionë euro për 31-vjeçarin, i cili ka një kontratë prej 7.5 milionë eurosh deri në 2022 me Milanin, ndërkohë që u transferua për 42 milionë euro. “Sportmediaset” shkruan se fakti është që Bonucci dëshiron të kthehet te Juventusi.

Çështja duket se po flitet në tavolinë dhe me këtë rikthim mund të përfshihet edhe transferimi i mundshëm i Higuain te Milani.

Gjithsesi, pavarësisht se si do të shkojë çështja e mbrojtësit kuqezi, njëkohësisht edhe kapiten, mbetet për t’u habitur fakti që Bonucci kërkon të vishet bardhezi, kur ndarja nga tifozët ishte në mënyrën më të keqe.  /Blitz.al/

Share