Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dyshohet për autorin e ngjarjeve në Bruksel, i riu i lidhur me terrorizmin në Paris

Dyshohet për autorin e ngjarjeve në Bruksel, i riu i lidhur me terrorizmin në Paris
March 22
10:58 2016

Po bën xhiron e mediave nëpër botë fotografia e Najim Laachraoui, i cili është terroristi i fundit i planit të Salah Abdeslam, i arratisur pas sulmeve të Parisit.

Najim është 24 vjeç dhe gjurmët e tij janë gjetur kudo nëpër trazirat e Parisit.

Ai mban një emër fals, Soufiane Kayal, dhe ka mundur të shkojë në Belgjikë duke kaluar më parë nga Greqia. Ende nuk është bërë e qartë nëse është ky personi përgjegjës për incidentet në Belgjikë, por është në hetim kryesor nga të gjithë për faktin se është edhe personi i fundit që ka lidhje me grupin që terrorizoi Parisin jo shumë kohë më parë.

Shperndaje