Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dyshime se kërcënoi kandidatin për rektor, policia shoqëron Emiliano Shullazin

Dyshime se kërcënoi kandidatin për rektor, policia shoqëron Emiliano Shullazin
April 16
22:00 2016

Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Koni, policia ka kryer shoqërimin e Shullazit. Sipas Berishës, Shullazi ka kërcënuar kandidatin Koni, të cilit i ka kërkuar të tërhiqej nga gara për llogari të kryeministrit Rama.

Burime të policisë raportojnë se forca të Komisariatit Nr. 2 kanë shoqëruar të dyshuarin, teksa efektivë policie janë parë në zonën “21 Dhjetori” ku banon Emiljano Shullazi. Pritet që ai të merret në pyetje lidhur me kërcënimet në fjalë.

Nga ana tjetër, kandidati për rektor i UT-së, Mynyr Koni, deklaroi se do të vazhdojë garën, por nuk foli rreth kërcënimeve të Shullazit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje