Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dyshime për sulm terrorist, operacion masiv në Gjermani

Dyshime për sulm terrorist, operacion masiv në Gjermani
October 08
14:16 2016

Banorët e Chemnitz në Gjermani janë përfshirë nga paniku, pasi një operacion masiv po zhvillohet në kuadër të dyshimeve për sulme terroriste. Policë me armatime të rënda kanë kryer evakuimin e zonës të dyshuar, ku gjendet një apartament me eksploziv.

Autoritetet e sigurisë kanë nisur kërkimet për kapjen e një të dyshuari që mendohet se ishte duke përgatitur një sulm me bombë. Banorët e tmerruar, të cilëve u është kërkuar të largohen, kanë postuar imazhe të forcave të blinduara.

Një zëdhënëse e policisë ka bërë me dije se operacioni që po zhvillohet është në përgjigje të dyshimeve për një “kërcënim serioz”. “Një grup i posaçëm është në terren. Banesa që dyshohej se do të përdorej për shpërthim ishte bosh, çka ka shkaktuar frikë se terroristi është në arrati”,- është shprehur ajo më tej, duke bërë me dije “situatën e rrezikut”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje