Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy zjarret në çerdhet e Tiranës kanë qenë të qëllimshëm, policia po heton shkaqet

Dy zjarret në çerdhet e Tiranës kanë qenë të qëllimshëm, policia po heton shkaqet
August 22
09:17 2018

Dy rastet e zjarrit në çerdhet e kryeqytetit kanë qenë të qëllimshme.

Sipas Ballkanweb, ekspertët zjarrfikës  kanë dalë në konkluzion se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Pas këtij përfundimi, policia ka nisur hetimet.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se në rastin e çerdhes në “Ali Demi” është gjetur tubi i gazit i prerë. Ndërsa në rastin e çerdhes 16 në dhomën e fjetjes së fëmijëve në disa shtretër me largësi 2-3 m nga njeri-tjetri janë gjetur vatra zjarri.

Dje një zjarr përfshiu çerdhen nr. 16 në rrugën “Nikolla Tupe” në Tiranë. Fatmirësisht në godinë nuk kishte njerëz të pranishme. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale.

Ndërkaq më 16 gusht magazina e çerdhes nr.14 në zonën e “Ali Demit” u përfshi nga zjarri si pasojë e shpërthimit të gazit nga një bombol gatimi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje