Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy vjet nga droni, Vuçiç: Shqiptarët janë njerëz të besës

Dy vjet nga droni, Vuçiç: Shqiptarët janë njerëz të besës
October 14
17:02 2016

Ditën e sotme është zhvilluar Forumi i Biznesit Serbi-Shqipëri, i cili është hapur nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij shqiptar, kryeministri Rama.

Ky forum zhvillohet dy vjet pas ngjarjes së dronit me hartën etnike shqiptare që u valëvit në stadiumin e Beogradit, ku po zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipëri në kuadër të “Euro 2016”.

Dy vjet më pas, referuar shqiptarëve, kryeministri serb tha se shqiptarët janë besnikë ndaj duhet punuar me ta. Ai ftoi biznesmenët serbët që të punojnë dhe të investojnë në Shqipëri.

“Dua të inkurajoj njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës. Unë jam ndoshta subjektiv, por dua t’ju them se kjo është e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndarjet politike, por duhet t’i drejtohemi të ardhmes”, – u shpreh Vuçiç.

Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se është arritur shumë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, takimi i sotëm as nuk mund të imagjinohej dy vjet më parë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje