Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy shpërthime në Turqi, 6 të vdekur dhe qindra të plagosur

Dy shpërthime në Turqi, 6 të vdekur dhe qindra të plagosur
August 18
11:34 2016

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 100 janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një mjeti autobombë në qytetin Elazig të Turqisë. Dëshmitarët shprehen se shpërthimi u regjistrua mëngjesin e së enjtes në afërsi të një stacioni policor lokal. Ky shpërthim ndodhi disa orë pas shpërthimit të një makine autobombë në afërsi të kufirit iranian mbrëmjen e së mërkurës, ku 3 persona mbetën të vdekur dhe 73 të tjerë u plagosën, ndër ta 53 civilë dhe 20 policë. Makina autobombë shpërtheu në afërsi të stacionit policor në provincën lindore të Van, në afërsi të kufirit me Iranin.

Dyshimet e deritanishme bien mbi grupet separatiste kurde, por asnjëra prej tyre nuk ka marrë përsipër ndonjë nga sulmet. Guvernatori i qytetit, Murat Zorluoglu, tha se si pasojë e shpërthimit në Elazig mbetën të vdekur 3 policë dhe u plagosën 146 persona, ndër ta 14 në gjendje të rëndë.

Militantët kurdë kanë kryer sulme të shpeshta në pjesën juglindore të Turqisë përgjatë muajve të fundit, por qyteti Elazig nuk është cilësuar si një zonë konflikti e rëndësishme.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje