Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy kamikazët e shpërthimit në Bruksel ishin vëllezër, i treti në kërkim

Dy kamikazët e shpërthimit në Bruksel ishin vëllezër, i treti në kërkim
March 23
08:29 2016

Janë identifikuar me anë të kamerave të sigurisë së aeroportit fytyrat e tre të dyshuarve për tragjedinë e Brukselit ditën e djeshme.

Policia belge ka dalë në përfundimin se dy kamikazët që shpërthyen veten në ambientet e aeroportit janë vëllezërit me origjinë nga Peruja, Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui.

Ndërkohë që personi i tretë që gjendet në foto dyshohet se është edhe organizatori i sulmit terrorist pasi emri i tij është lakuar edhe gjatë sulmeve të Parisit. Ky i fundit me emrin, Najim Laachraoui, është shpallur në kërkim nga policia.

Komento
Shperndaje