Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrësi pa roje plazhi, kryebashkiaku Dako: S’ka fonde

Durrësi pa roje plazhi, kryebashkiaku Dako: S’ka fonde
July 08
18:47 2016

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka pranuar se për këtë sezon turistik nuk do të ketë roje plazhi për sigurinë e pushuesve në plazh. Sipas tij, shkak nuk është vetëm mungesa e fondeve por dhe fakti se ky shërbim duhet të ofrohet nga subjekte të licencuara.

“Këtë vit nuk kemi fonde sepse edhe ai është një problem. Por nuk kemi asnjë subjekt të liçencuar që të ketë bërë kërkesë pranë bashkisë për të kryer këtë aktivitet. Ne me punonjësit tanë të Komunales dhe Plazhit nuk e kryejmë dot këtë shërbim, duhet një subjekt për të realizuar gjithë sigurinë”, është shprehur Dako.

Sa i takon hapësirave të zëna padrejtësisht nga subjektet private, kreu i Bashkisë siguroi se në bashkëpunim me Inspektoratin Urbanistik dhe Policinë Bashkiake, do të ndërmerret një aksion për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht.

Burimi: Top Channel

Etiketimet
Shperndaje