Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, zhduket taksisti. Makina e vjedhur gjendet në Kavajë

Durrës, zhduket taksisti. Makina e vjedhur gjendet në Kavajë
January 05
11:20 2017

Familjarët e një taksisti në Durrës kanë denoncuar zhdukjen e tij që prej mbrëmjes së djeshme, pasi kanë humbur të gjitha kontaktet me të. Ata kanë bërë kallëzim në polici dhe që prej mbrëmjes së djeshme kanë filluar kërkimet për të.

Faik Fejzo, 53 vjeç, që mbrëmë nuk është takuar as nga familjarët dhe as nga kolegët e tij të punës.

Paraditen e sotme, policia ka mundur të gjejë mjetin e tij të braktisur në Kavajë, por deri në këto momente nuk ka asnjë shenjë të taksistit.

Policia ka marrë në pyetje kolegët e tij të tjerë në qytetin bregdetar për të mësuar me shumë rreth orëve të fundit të tij në punë.

Njoftimi i policisë:

Më 04.01.2017, rreth orës 21:30 kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit Faik Fejzgo 53 vjeç, i cili ka dalë nga banesa bashkë me mjetin tij “Benz”, ngjyrë blu, “Taxi”.me targa DR 443 A dhe nuk është kthyer.

Efektivët e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e tij.

Çdo person, i cili ka ndonjë informacion mbi shtetasin e mësipërm, është i lutur të kontaktojë në numrin 0694110217.

Shperndaje