Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës/ Vrasja e Harizajt ishte porosi nga Belgjika, u krye për hakmarrje

Durrës/ Vrasja e Harizajt ishte porosi nga Belgjika, u krye për hakmarrje
November 08
10:53 2018

Për shkak të tyre Harizaj dhe një miku i tij po ashtu i përfshirë në këto ngjarje kriminale kanë qenë në shënjestër të vrasësve gjatë këtij viti. Sipas hetimeve të deritanishme i zhdukuri në Vlorë Andi Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati për të kuptuar rutinën e tyre. Xhaferi ishte porositur t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat.

Ballkanweb raporton se për këtë detyrë që ai e kishte marrë nga Belgjika, Xhaferri kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij Elton Troqe. Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri erdhi në Vlorë për të kryer porosinë e marrë dhe nisi të gjurmojë personat së bashku me mikun e tij u zbulua prej Harizajt dhe mikut të tij. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë.

Fill pas kësaj ngjarje Harizaj u zhvendos nga Vlora në Durrës ku jetonte në një banesë me qira pranë zonës së Plazhit në Durrës jo shumë larg vendit ku u vra.
Nisur nga ky episod policia dyshon se vrasja e Harizajt, i cili ishte shënjestër i atentatit dhe i Genci Cacit është porositur nga Belgjika. Është ende e paqartë nëse ekzekutimi është porositur me pagesë apo autori ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe ka kryer vetë ekzekutimin.

Autori i dyshuar është një person me precedentë penalë i dënuar për vrasje që ka mundur të arratiset nga burgu dhe prej kohësh strehohet në Belgjikë. Ai cilësohet si njeri i rrezikshëm dhe pjesë e një bande kriminale në Vlorë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje