Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, vjehrri denoncon zhdukjen e të fejuarës së djalit

Durrës, vjehrri denoncon zhdukjen e të fejuarës së djalit
October 18
11:13 2016

Një shtetas në Durrës ka denoncuar në polici zhdukjen e të fejuarës së djalit të tij. Menjëherë pas këtij denoncimi për zhdukjen e shtetases L. T., 26 vjeçe, banuese në Fllakë të Durrësit, specialistët për krimet kanë nisur punën për gjetjen e saj.

Njoftimi i Policisë Durrës

Specialistët për Krimet  në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e shtetases L.T. 26 vjeçe, banuese në Fllakë, Durrës.

Më datë 17.10.2016, ora 20:00, ka bërë kallëzim shtetasi L.T. 49 vjeç,  banues në Fllakë, Durrës, pasi  më datë 17.10.2016, ora 12:00, i është larguar nga banesa e fejuara e djalit të tij.

Shtetësja e mësipërme bashkëjetonte me të fejuarin në banesën e tij, në Fllakë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje