Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, viktima e parë nga i ftohti

Durrës,  viktima e parë nga i ftohti
January 07
17:55 2017

Një person ka humbur jetën për shkak të të ftohtit në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, dhe policia ka bërë me dije se ka humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta nën zero një person i cili njihej si lypës në rrugët e qytetit.

Viktima, është identifikuar si Arben Sulo, 38-vjeç.

Gjithashtu mësohet se personi ka qenë me çrregullime mendore dhe endej përherë rrugëve në qytet.

“Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Pasi është identifikuar ne listën e personave pa banesë, shtetasi i mësipërm është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Specialistët e Zonës dhe Shërbimet e Rendit për ta sistemuar në ambjentet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet. Nga hetimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”,- bën me dije policia në komunikatën e saj.

Këto ditë është bërë shpesh apel për të mbrojtur të pastrehët nga temperaturat e ulëta që të mos kenë probleme me shëndetin, por megjithatë nuk është arritur të shmanget viktima e parë nga i ftohti. /Blitz.al/

Shperndaje