Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, sekuestrohet ish-hotel “Vollga”

Durrës, sekuestrohet ish-hotel “Vollga”
April 19
15:10 2016

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestro preventive ndaj objektit ish-“Vollga” në Durrës. Nga hetimet e kryera deri tani, në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H. , dyshohet për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë.

Veprimet e dyshuara antiligjore përfshijnë zyra hipotekore, zyra noteriale, por dhe Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me objektin.

Policia ka sekuestruar ish-hotel “Vollgën” nën dyshimin se është përfituar me kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Komento
Shperndaje