Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, policia sekuestron 5.5 kg heroinë. Në pranga dy shtetas

Durrës, policia sekuestron 5.5 kg heroinë. Në pranga dy shtetas
May 08
11:31 2016

Policia e Durrësit ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme 5.5 kg heroinë dhe ka vënë në pranga dy persona.

Burime nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se shtetasit Bledar Çapani 46 vjeç dhe Lorand Dhëmbi 49 vjeç janë arrestuar në flagrancë në pikën e kontrollit të automjeteve, në vijën e dytë në portin e Durrësit. Ata kanë qenë duke drejtuar një automjet tip Benz me targë AA 517 DD dhe nga kontrolli u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 5.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Materialet i kanë kaluar nën shqyrtim Prokurorisë së rrethit Durrës.

Komento
Shperndaje