Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës – Policia Kufitare sekuestron 180 kg marijuanë, arrestohet një shtetas

Durrës – Policia Kufitare sekuestron 180 kg marijuanë, arrestohet një shtetas
November 03
09:52 2016

Nga Anduena Llabani

Port-Durrës

Policia Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët, sekuestrojnë 180 kg marijuanë.

Arrestohet një shtetas.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar rreth 180 kg marijuanë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

  • Altin Avdurramani, 28 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Më datë 02.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në vijën e dytë, në automjetin tip kamion me targa AA 537 HL dhe trajler me targa ACR 057, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në brendësi të dy serbatorëve të karburantit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 165 pako me rreth 180 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë, parashikuar në Nenin 283/a, 22 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje